12:57 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / B O

Pse rusët s’mund të mbrohen kundër HIMARS-ëve amerikanë?

Pretendimet e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Igor Konashenkov, i cili deklaroi pak ditë më parë se rusët shkatërruan dy sisteme raketore amerikane me shumë tytë HIMARS në Donetsk, si dhe municione të shumta të destinuara për këtë armë precize. nuk janë të sakta.

Të gjithë HIMARS-ët, të cilët futën frikën në kockat e rusëve, si asnjë armë tjetër në Ukrainë, janë të padëmtuara dhe për shkak të efikasitetit të jashtëzakonshëm, administrata Joe Biden do të dërgojë së shpejti edhe katër sisteme të tjera, të cilat do ta çojnë totalin në 16.

Gjenerali Mark Milley, Presidenti i Përbashkët i Shtabit, i cili doli para shtypit së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin, përsëriti shprehimisht se ushtria e Presidentit rus Vladimir Putin nuk shkatërroi asnjë nga sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë.

“Rusët nuk i kanë eliminuar ato sisteme deri më sot,” u tha Milley gazetarëve, duke shtuar se ukrainasit janë shumë efektivë në përdorimin e tyre.