16:52 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Pse ‘Snapchat’ doli nga funksioni për disa orë?

Snapchat, aplikacioni për shpërndarje të fotografive që është i përdorur nga miliona njerëz në të gjithë botën, papritur ndërpreu punën mëngjesin e sotëm.

Përdoruesit nuk mundnin të dërgonin mesazhe, transmeton Indeksonline.

Faqja e internetit ‘Detector Doën’ regjistroi dhjetëra mijëra raporte nga përdoruesit duke thënë që nuk ishin në gjendje të bisedonin ose të hynin në ‘bitmojin’ e faqes.

Aplikacioni social u përgjigj duke shkruar: Ne jemi të vetëdijshme se disa përdorues kanë probleme me përdorimin e aplikacionit, qëndroni të fortë, ne po shikojmë!”

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen por ‘The Independent’ kontaktoi me Snapchat dhe iu tha se një hetim i brendshëm i kishte sugjeruar se çështja nuk ishte universal dhe se shumë shërbime kishin filluar të ktheheshin.

Aplikacioni filloi të funksionojë normalisht pak orë më vonë, që dmth se defekti shqetësuar ishim vetëm për disa orë.

Ndryshe, ndërprerja e këtij aplikacioni vjen një javë pasi ‘Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger’, u bllokuan për disa orë.

Koha totale kishte zgjatur më shumë se gjashtë orë duke i kushtuar humbje kompanisë miliona dollar./Indeksonline/