19:22 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pse tingëllojnë kaq këndshëm emrat që fillojnë me “H”?

Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por emrat që fillojnë me shkronjën “H” kanë një lloj veçantie, që vështirë të shpjegohet. Nga ana fonetike, ndoshta lidhet me faktin se H-ja është një bashkëtingëllore e shurdhët, pra qëndron këndshëm te pothuajse çdo emër, sepse nuk e ndryshon – për aq kohë sa tingulli nuk është i zëshëm – por i jep një tjetër formë.

Me siguri që e keni vënë re që emrat me H-ë kanë një lloj muzikaliteti. Pavarësisht se është tingull i shurdhët, ka një ndryshim të dukshëm mes Hana dhe Ana, Helena dhe Elena, Enrik dhe Henrik apo Elio dhe Helio. Hana, Helena, Henrik dhe Helio vijnë më pompozë, më “bombastikë” nëse mund t’i quajmë kështu.

Gjithashtu duket më e lehtë për aparatin folës që te emrat me H-ë, ta zhvendosë theksin në fillim, diçka e pazakontë për shqipen që ka theks parafundor. Prandaj këta emra duken pak më të veçantë.

Mjafton të lexoni listën e mëposhtme për të kuptuar ndryshimin.

Djem:

Henri, Henli, Helio/s, Harli, Hektor, Hadli, Heri, Harlin, Haiden, Hadis, Henrik etj.

Vajza:

Helena, Hana, Hanel, Halina, Harli, Harlin, Hena, Harper, Hera, Haris, Haili, Haidi, Heidi etj.