11:27 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / k.v

Pse urina mban erë squfuri?

Në disa raste, njerëzit mund të vërejnë se urina e tyre ka erë si squfuri ose vezë të kalbur. Kjo nganjëherë mund të ndodhë si pasojë e ngrënies së ushqimeve specifike ose marrjes së medikamenteve të caktuara, me ç’rast kjo erë është e përkohshme. Në raste të tjera, një kusht themelor mund të shkaktojë erën sulfurike në urinë.

Ka shumë shkaqe të ndryshme pse urina mban erë të keqe dhe shumica nuk janë shkak për shqetësim mirëpo ka raste kur një vizitë tek mjeku mund të jetë e nevojshme, transmeton Indeksonline.

Shkaqet

Ushqimi është një nga faktorët që ka më shumë gjasa të ndryshojë erën e urinës. Ushqimet të cilat mund të shkaktojnë erë sulfurike në urine janë shpargu, peshk, qepa, hudhra.

Medikamentet

Disa ilaçe ose shtesa mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për ndryshimin e erës së urinës. Ndër to janë ilacet që trajtojnë diabetin dhe disa lloje vitaminash, sikurse ajo B./Indeksonline/

Temat: