13:09 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pse urina mban erë të ëmbël?

Urina mund të ketë erë të ëmbël nëse përmban glukozë shtesë, e cila është një lloj sheqeri. Diabeti është një shkak i zakonshem i kësaj, por era e urinës së dikujt mund të ndryshojë edhe për arsye të tjera.

Urina mund të zbulojë shumë për shëndetin e dikujt. Pra, përderisa mund të hezitohet të diskutohet rreth erës së urinës me një mjek, është e rëndësishme të diskutohet nëse vëreni një ndryshim të papritur në pamjen ose aromën e urinës, transmeton Indeksonline.

Tjetër arsye që qëndron mrapa ndryshimit të aromës së urinës apo me atë që ngjason me aromë të ëmëbël është marrja e shtesës së vitaminës B6.

Një person me diabet të pakontrolluar mund të ketë nivele të glukozës në gjak që janë të rrezikshme. Trupi përpiqet të heqë qafe glukozën shtesë në urinë dhe kjo mund të shkaktojë erë të këndshme.

Njerëzit me urinë të ëmbël për shkak të diabetit mund të vërejnë simptoma të tjera, duke përfshirë: rraskapitje, etje ekstreme, ndryshimet të oreksit, humbje peshe të pashpjegueshme./Indeksonline/

Temat: