“Pse veprojnë kështu pas çdo humbjeje”?, legjenda gjermane Kahn kritikon lojtarët e Real Madridit
Ish-drejtuesi dhe legjenda e Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së lojtarëve të Real Madridit pas përballjes spektakolare në Champions League, ku “bavarezët” triumfuan me rezultatin 4:3.
Në një deklaratë të fortë për mediat pas ndeshjes, Kahn kritikoi qëndrimin e skuadrës spanjolle ndaj vendimeve të arbitrimit, duke theksuar se reagimet e tyre shpesh dalin jashtë kontrollit kur rezultatet nuk janë në favor, shkruan Indeksonline
“Është e papranueshme dhe duhet të ndalet”, u shpreh Kahn, duke shtuar se situata të ngjashme janë përsëritur edhe sezonin e kaluar në përballjet mes dy ekipeve.
Ai gjithashtu vuri në dyshim mënyrën se si klubi madrilen ka ndërtuar sukseset e tij në Evropë, duke iu referuar 15 trofeve të fituara në Ligën e Kampionëve.
“Dhe sonte nuk ishte ndryshe. Bënë të njëjtën gjë kundër nesh sezonin e kaluar, dhe ja ku jemi përsëri këtë sezon. Është e papranueshme dhe duhet të ndalet. Sinqerisht, kjo tregon shumë për mënyrën se si kanë arritur të fitojnë 15 tituj të Ligës së Kampionëve”, vazhdoi tutje legjenda gjermane
Kujtojmë se Bayerni në gjysmëfinale do të luajë ndaj Paris Saint-Germain./Indeksonline/

