11:59 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Pse Vuçiq i mban në zyrë 9 televizorë?

Në një portret për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Gazeta Financial Times, shkruan se lideri serb dëshiron të ketë gjithcka nën kontroll dhe kjo më së miri dëshmohet me praninë e 9 televizorëve –ekranëve në zyrën e tij.

Kritikët thonë se BE ka bërë një pakt faustian me Vuçiqin.

“Shpresa se është karrota e anëtarësimit do të nxit reforma me parashikimet për anëtarësim në BE më 2025. Por kjo nënkupton që Vuçiq duhet t’i plotësojë disa kushte, forcimin e institucioneve demokratike, ta luftojë korrupsionin dhe ta zgjidh cështjen e Kosovës. Ky vit mund të jetë vendimtar, duke filluar me samitin BE –Ballkani Perëndimor të liderëve në Sofje të enjten që ka për qëllim t’i japë shtytje zgjerimit”

“Cinikët dyshojnë se zoti Vuçiq është duke e aktëruar bashkëpunimin dhe se BE do ta lejojë që të akomodohet atë për shkak të sigurisë rajonale. Me 55 përqind të votave të fituara në zgjedhjet e vitit të kaluara, ai është zoti i pakontestuar i arenës politike në Serbi. Nëntë televizorë flasin për një njeri që ka nën control gjithcka dhe për gjithëkënd” shkruan FT.

Sipas kësaj gazete, disa frikohen se Vuçiq mund të përfundojë si një Vikor Orban tjetër, lideri liberal hungarez  i shndërruar në nacionalist , i cili u pajtuar me rregullat e BE’së për ta sulmuar atë nga brenda. Por, paralelja e tillë për Vuçiq është  “99 përqind bërllog”.