08:15 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

PSG-ja e dorëzuar për Mbappen, Enrique: Po bëjë teste me lojtarët e tjerë!

Skuadra e Paris Saint-Germain arriti të kualifikohet në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mbrëmë mposhti Real Sociedadin me rezultatin 1:2 (1:4).

Dy gola në këtë ndeshje të mbrëmshme i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline

Në konferencë pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique foli rreth situatës së Kylian Mbappes dhe tregoi se sulmuesi francez nuk bën pjesë në planet e tij të së ardhmes.

Kjo, pasi Mbappe ka vendosur të largohet nga Parisi drejt Real Madridit gjatë afatit veror, me parametra zero.

“Për fat të keq, e ardhmja e Kylian Mbappes nuk do të jetë këtu, kështu që unë jam duke testuar disa taktika me lojtarët tjerë”, u shpreh Enrique

Kujtojmë që Mbappe ka shumë oferta në tavolinë, përfshi këtu edhe Barcelonën, Interin, Manchester Cityn, Chelsean dhe Real Madridin./Indeksonline/