20:52 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

PSG i vë çmimin Neymarit, është i papërballueshëm

Neymar nuk është i kënaqur me PSG-n dhe skuadra parisiene i ka dhënë dritën e gjelbër të largohet.

Por sulmuesi brazilian nuk do të jetë e lehtë të largohet nga kryeqyteti francez.

PSG i ka vënë çmimin prej 300 milionë euro për këdo që dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin, shkruan Indeksonline.

Kjo shumë është e papërballueshme si për Barcelonën që dëshiron ta rikthej ashtu edhe për Real Madridin.

E vetmja zgjidhje për blerjen e tij është nëse përfshihen edhe lojtar të tjerë në marrëveshje.

Neymar u bashkua me PSG në vitin 2017, ku Naser Al Khelaifi pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë euro. /IndeksOnline/