PSG ia ‘gjuan grepin’ Bonuccit
Transferimi i De Ligt pritet t’i kushtoj Juventusit me largimin e Bonuccit.
Duke e parë që italianët janë pranë transferimit të fenomenit holandez, PSG ka filluar kontaktet me mbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonucci.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo ka filluar kontaktet e drejtpërdrejta me mbrojtësin në orët e fundit, shkruan Romeo Argesti.
Tashmë Juventus ka transferuar mbrojtësin e Sassuolos, Meri Demiral dhe ka afër ta mbyllë marrëveshjen me Rabiot.
Një vit pas rikthimit, Bonucci mund ta gjej shumë lehtë vetën në një ambient tjetër./Indeksonline/