19:08 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / C E

PSG-ja fiton pastër ndaj Strasbourgit

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e radhës në Ligue 1, duke marrë përkohësisht edhe pozitën e parë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi sonte ndaj Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 3:0.

Kylian Mbappe (10’ penallti), Carlos Soler (31’) dhe Fabian Ruiz (77’) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Francës

PSG pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se Monaco dhe dy më shumë se Nice. Por, parisienët kanë momentalisht një ndeshje më shumë.

Strasbourg ndodhet në pozitën e 12-të dhe ka 10 pikë.