14:52 / E Diele, 05 Mars 2023 / Gj. Sh

PSG-ja sytë nga mbrojtësi i Barcelonës

Skuadra e PSG-së ka nisur të mendoj për përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Francës, po e ndjek nga afër mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, shkruan IndeksOnline.

Parisienët po kërkojnë ta forcojnë mbrojtjen e tyre me disa lojtarë të rinj për të zëvendësuar gradualisht Sergio Ramos dhe Marquinhos.

Araujo shihet si transferim ideal për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm. 

Drejtuesit e PSG-së raportohet se janë të gatshem të pagujnë rreth 90 milionë euro për transferimin e Araujo./IndeksOnline/