10:52 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

PSG me fanella si të Realit, e synon Ligën e Kampionëve (Foto)

Paris Saint Germain ka prezantuar fanelat e reja për ediconin që po vije. Skuadra e madhe franceze do të duket si Real Madridi me fanelat e reja. Për këtë kanë filluar talljet në rrjetet sociale.

“PSG duket si Reali tani, kështu që arbitrat do t ‘ i ndihmojnë ata për të fituar Ligën e Kampionëve” është një nga talljet që po qarkullon në rrjete.

Treshja e frikshme sulmuese, Mbappe-Neymar-Cavani është vënë në ballinat e kopertinave të prezantimit të fanelave nga PSG./Indeksonline/

Temat: