08:51 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

PSG ofron Cavanin plus para për Ronaldon

Klubi francez dëshiron të bëjë një tjetër blerje të çmendur.

Pasi arriti të rrëmbente nga Barcelona, yllin brazilian Neymar për një shumë marramendëse prej 222 milionë eurosh, Paris Saint-Geramin duket se po mendon seriozisht edhe për pesë herë fituesin e Topit të Artë, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Pronari i PSG-së, Naser Al-Khelaifi dëshiron të formojë një treshe të frikshme sulmuesish, me Neymar, Mbappe dhe Ronaldo. Për ta realizuar operacionin me një shifër jo dhe aq të lartë, klubi parisien po mendon që në marrëveshje të përshijë dhe të bindë sulmuesin Edinson Cavani, për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.

Ky propozim duket se mund të bindë dhe presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perez që është vënë në kërkim të një sulmuesi që është i rrezikshëm pranë portës, pasi ditët Karim Benzema tek Reali janë të numëruara.

E ardhmja e Ronaldos te Reali është ende e paqartë, pasi ai kërkon të bëhet lojtari më i paguar në botë në rast të vazhdimit të kontratës me Los Blancos, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga klubi.