75 Mall Live Search
18:28 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

PSG po mendon për transferimin e Salah

Skuadra e Paris Saint Germain është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah, transmeton Indeksonline.

Parisienët kanë kthyer sytë nga egjiptiani, pasi në rast largimi të francezit Kylian Mbappe, drejtuesit e klubit e shohin Salah si zëvendësues të tij.

Megjithatë Reds kanë thënë se Salah nuk është në shitje dhe ditë më parë kanë filluar bisedimet për kontratën e re.