PSG të shqetësuar: Mbështetësit e Arkanit rrezikojnë ndeshjen
PSG është vendosur në grupin C të Ligës së Kampionëve së bashku me Liverpoolin, Napolin dhe Crvna Zvezdën e Beogradit.
Edhe pse dy kundërshtarët e parë janë më të fortë, kampionët e Francës janë të shqetësuar për skuadrën serbe, shkruan indeksonline.
Në një artikull të botuar sot në gazetën e njohur franceze, “L’Equipe”, parisienët po frikësohen nga një dhunë e mundshme në ndeshjen me Zvezdën.
Ata i shohin serbët si të dhunshëm dhe planifikojnë mbylljen e njërit sektor në “Parc des Princes” për të parandaluar një përplasje të mundshme të huliganëve serb me tifozët e tyre.
Kostoja e kësaj do të kaloj gjysmë milioni euro, por frika e 2000 serbëve që do të udhëtojnë në Paris është më e madhe se kostoja.
Ata dyshojnë se ultrasit e Zvezdës janë përkrahës të vjetër të Arkanit, njëri më të njohurit në ish-Jugosllavi kur është fjala te dhuna. /IndeksOnline/