75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

PSG vetëm një fitore larg rekordit evropian

Pasi Genoa ndaloi Juventusin në rezultatin 1-1, në javën e nëntë të Serisë A, në garë për rekordin evropian të fitoreve radhazi ka mbetur vetëm PSG-ja.

Kampionët e Francës, të drejtuar nga Tomas Tuhel, janë thjesht të frikshëm kundrejt rivalëve të tyre në Ligë 1, duke qenë se kanë regjistruar 10 fitore radhazi, në 10 ndeshjet e para të kampionatit.

Tashmë, ata janë vetëm 90 minuta larg thyerjes së rekordit historik evropian, i cili deri të shtunën i përkiste skuadrës së Romës, të drejtuar nga francezi Rudi Garsia (sot trajneri i Marsejës), në sezonin 2015-2016, me 10 suksese.

Por PSG-ja, nëse arrin që të dielën 28 tetor të fitojë në supersfidën përballë Marsejës dhe dërgon në 11 serinë e fitoreve radhazi, do të vendosë një rekord, të cilin kush kërkon ta thyejë duhet të presë të paktën fillimin e sezonit të ardhshëm, pasi sivjet askush nuk mund t’ia vërë në rrezik PSG-së.

Temat: