19:15 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

PSV dhe Inter ngacmohen në Twitter, inkuadrohet Ronaldo

Inter dhe PSV janë ngacmuar në Twitter përpara dueli që pritet të zhvillojnë në Ligën e Kampionëve.

Të dyja skuadrat kanë publikuar disa ‘cicërima’ duke publikuar video të ish-lojtarit i cili ka lujtur në të dyja këto klube.

E para ja nisi Inter, të cilët i shtrojnë një pyetje Ronaldos, se për kë do të bëj tifo të mërkurën mbrëma.

PSV nuk u vonua dhe u përgjigj.

Inter goditi sërish, duke publikuar disa prej golave më të bukur të Ronaldos me klubin zikaltër.

PSV nuk binden, duke publikuar disa momente të mira të Ronaldos gjatë kohës në Holandë.

Megjithatë Inter ka më shumë të tregoj, kur publikuan foton e brazilianit me top të artë.

Për t’i neutralizuar të dyja klubet në rrjetin social Tëitter u inkuadrua Ronaldo, i cili u përgjigj: “Ju lutem! Kam pasur momente të mrekullueshme me të dyja skuadrat. Paqi fat!” . /IndeksOnline/