12:32 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Publikohen fjalët e fundit të gazetarit saudit para se të vdiste

Televizioni arab Al Jazeera ka siguruar audio-incizimet nga vrasja e gazetarit të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi.

“Unë po mbytem, largojeni këtë qese nga koka ime, unë jam klaustrofobik” këto ishin fjalët e fundit të Jamal para se të vdiste.

Khashoggi u mbyt pasi i vunë një qese të plastikës në kokë. Ai klaustrofobik që domethënë se kishte frikë nga vendet e mbyllura.

Sipas Al Jazeera gazetarit iu deshën shtatë minuta për të vdekur. Pasi u mbyt trupi i Jamal u coptua dhe u largua nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/