19:18 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Publikohen formacionet zyrtare: Drita – Prishtina

Pas më pak se një orë pritet të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nga ora, 20:00 në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, transmeton IndeksOnline.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet me të cilat do të përballen sonte.

Dy skuadrat e lartëcekura do të përballen me shumë mungesa, megjithatë trajnerët, Mirel Josa dhe Bekim Isufi kanë vendosur më të mirët.

Drita: Bakaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Livoreka, Krasniqi, B.Shabani, Lamcja, Xh.Shabani, Neziraj, Haxhimusa.

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Haliti, Arago Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Mankenda, Hoxha, Jasharovksi, Khalid./IndeksOnline/