14:07 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohen gjysma e të nominuarve për Topin e Artë

Janë mësuar emrat e 15 të nominuarve për Topin e Artë që do të ndahet nga gazeta franceze, France Football.

Pesë emrat në fazën e tretë të nominimeve janë Antonie Griezmann, Eden Hazard, Isco, Harry Kane dhe N’Golo Kante.

Më herët janë publikuar edhe emrat e Aguero, Becker, Bale, Benzema, Cavani, Courtois, Ronaldo, De Bruyne, Firmino dhe Godin.

Gjatë ditës do të publikohet edhe pjesa tjetër e të nominuarve. /IndeksOnline/