75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohen pamjet e para të Leo Messit me krahun e thyer

E përditshmja, SPORT, ka publikuar pamjet e para, ku shihet Lionel Messi me krahun e thyer.

Ylli i Barcelonës theu një asht në krahun e tij të djathtë gjatë fitores të së shtunës ndaj Sevillës.

Dhe kështu, ai do të mungojë përreth tre javë, transmeton IndeksOnline.

Barcelona rikthehet nesër në aksion në Champions League, në përballjen ndaj Interit. Të dyja skuadrat kanë nga 6 pikë në grup.

E diela e radhës sjellë ”El Clasico-n”, me Real Madridin – me apo pa Julen Lopeteguin – në ”Camp Nou”.

Messi do të mungojë në të dyja ndeshjet si dhe në disa tjera, teksa Ousmane Dembele pritet ta zëvendësojë atë në formacionin startues./IndeksOnline/