23:42 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Publikohen votat e Challandes dhe Ujkanit për më të mirin e vitit

Luka Modric është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.

Kjo u bë e ditur në gala mbrëmjen e sontme të FIFA-s në Londër.

Ndërsa, edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe selektori, Bernard Challandes kanë bërë zgjedhjet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Portieri kosovar ka dhënë pesë pikë për Luka Modric, tre pikë për Cristiano Ronaldon dhe një pikë për Kylian Mbappe.

Ndërsa, Challandes ka dhënë pesë pikë për Cristiano Ronaldon, tri pikë për Mohamed Salah dhe një pikë për Luka Modric.

Përndryshe, në total, në këtë garë, pas Modric, i dyti u renditë Ronaldo dhe i treti Salah./IndeksOnline/