15:45 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Publikohet libri “Aromë lirie” i autorit nga Istogu

Autori nga Istogu, Lulzim Osmanaj ka publikuar librin më të ri.

Libri titullohet “Aromë lirie”, dhe përmban poezi, prozë, rrëfime e tregime.

Osmanaj lindi në Trubuhoc të komunës së Istogut, më 17.12.198. Shkollën fillore “Avni Rrustemi” e mbaroi në Zallq, ndërsa gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.

Ai është pasardhës dhe bir i mësuesit Isuf, i cili dha kontributin e tij nga Ozdrimi i Pejës e deri në Has të Prizrenit, që shqipja të mos shuhet.

Lulzim Osmanaj ka mbaruar fakultetin Ekonomik në Univeristetin e Prishtinës, kurse sot jeton në Heilbronn të Gjermanisë.

Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai është nip i pleqnarit dhe pajuesit të gjaqeve, Zenun Isufit, si dhe pasardhës i veprimtarit e dëshmorit të kombit Haxhi (Zekë) Osmanaj.