75 Mall Live Search
17:52 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Publikohet lista e basketbollistëve të ftuar për përfaqësuesen e Kosovës

Është publikuar lista e basketbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të Kosovës kundër Maqedonisë dhe Rumanisë.

Lista e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Maqedonis:

Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Leonard Mekaj, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Edmond Azemi ,Muhamedali Janjeva, Andi Shehu, Gëzim Morina, Fisnik Rugova, Lis Shoshi dhe Ergin Grosha, transmeton Indeksonline.

Ndeshjet kundër Rumanisë dhe Maqedonisë janë të vlefshme për kualifikimet për evropianë.

Me 29 nëntor Kosova do të luaj kundër Rumanisë dhe me dy dhjetor kundër Maqedonisë. Të dy ndeshjet i luan si mysafirë.

Kosova për momentin në grupin B gjendet në pozitën e dytë me një pik pas një ndeshje të zhvilluar. Ndeshjen e parë e kishte humbur nga Maqedonia./Indeksonline/