17:09 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / MSH

Publikohet lista e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror të Hendbollit

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja e Kosovës më 3 nëntor do të jetë musafire e Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës.

Katër ndeshjet tjera Kombëtarja i luan në janar të vitit të ardhshëm.

Siç njofton Federata e Hendbollit të Kosovës, ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez.

Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.

Lista e plotë e lojtarëve:

2 Agon Bajçinovci nga KH Prishtina

5 Kastriot Jupa nga KH Besa Famgas

7 Florim Hoxha nga SV Anzing

10 Enis Kabashi nga TG Landshut

11 Valon Dedaj nga HSC Kreuzlingen

12 Flamur Gërbeshi nga IFK Karlskrona

14 Drenit Tahirukaj nga HSC Kreuzlingen

15 Deniz Terziqi nga KH Besa Famgas

21 Arbios Mushkolaj nga KH Besa Famgas

24 Luigj Quni nga GC Amicitia Zürich

26 Drilon Tahirukaj nga KH Deçani

27 Lulëzim Shabani nga KH Prishtina

28 Haris Berisha nga HSC Kreuzlingen

29 Florian Rexha nga KH Vëllaznimi

30 Mursel Mehmeti nga KH Besa Famgas

31 Bujar Ramosa nga HSC Kreuzlingen

33 Jon Muqolli nga KH Besa Famgas

35 Rron Ramadani nga KH Prishtina

68 Egzon Gjuka nga KH Besa Famgas

94 Shaban Zogaj nga Aalborg Handbold