17:50 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Publikohet lista e lojtarëve të ftuarve të kombëtares së Belgjikës – Thirret Januzaj

Gjatë javës së ardhshme do të luhet gjiroja e radhës e Ligës së Kombëve. Kombëtarët vetëm se kanë filluar të prezantojnë listat e lojtarëve të ftuar.

Kombëtarja e Belgjikës pak momente më parë e ka publikuar listën. Pjesë e kësaj ishte edhe futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj.

Adnani ka pasur perfomanca mjaft të mira me ekipin e tij Sociedad, gjë që u shpërblye me ftesë nga kombëtarja e tij.

Në këtë listë mungon Kevin de Bruyne i cili është i lënduar.

Belgjika do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të javës së ndeshjeve të kombëtarëve. Njëra do të jetë kundër Icelandes dhe tjetra kundër Zvicrës./Indeksonline/