16:52 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Publikohet lista, këto janë 10 klubet më të vlefshme në botë për vitin 2023

Sajti i njohur ‘’Forbes’’, ka publikuar listën me 30 klubet më të vlefshme për vitin 2023.

Në vendin e parë ndodhet klubi spanjoll Real Madrid, me një vlerë prej 6.07 miliardë dollar, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e dytë ndodhet skuadra e Manchester Unitedit me vlerë prej 6 miliardë dollarësh, kurse në top 3 është edhe Barcelona me vlerë 5.51 miliardë dollar.

Liverpuli renditet në vendin e katërt më vlerë 5.29 6 miliardë dollarësh kurse finalisti i Champions League, Manchester City ndodhet në vendin e pestë me një vlerë prej 4.99 6 miliardë dollarësh.

Në 10 klubet më të vlefshme në botë për vitin 2023 janë edhe Bayern Munchen, PSG, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal.

Sipas ‘’Forbes’’ 30 skuadrat më të vlefshme të futbollit në botë kanë një vlerë mesatare prej 2.17 miliardë dollarësh./IndeksOnline/