16:40 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Publikohet orari i javës së 30-të në Superlig, ja kur zhvillohet ndeshja Prishtina – Drita

ËshtË publikuar edhe orari i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Të dielen në program do të jenë dy ndeshje, Gjilani do të jetë nikoqir i Drenicës i cili do të zhvillohet nga ora 17:00.

Kurse derbi i kësaj jave padyshim do të jetë Prishtina – Drita, do të jetë takimi i dytë i cili do të zhvillohet të dielen por për orën e ndeshjes ende nuk është vendosur.

Pasi që Prishtina ka bërë kërkesë që ndeshja të luhet nën ndriçimin e reflektorëve, por gjithçka varet nga autoritetet shtetërore, pasi që masat e reja për “COVID-19” për kryeqytetin që mos të ketë lëvizje të qytetarëve pas orës 21:00, kanë shkaktuar jo pak telashe për “bardhekalterit”

Ndërsa të hënën luhen katër ndeshje, Feronikeli-Ballkani, Dukagjini-Trepça’89, Llapi-Flamurtari dhe Vushtrria-Ferizaj.