75 Mall Live Search
19:02 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Publikohet raporti që fajëson Ramosin për shkeljen e rregullave anti-doping

Raporti që fajësoi Sergio Ramos për shkeljen e rregullave të anti-dopingut pas ndeshjes së Real Madrid ndaj Malaga-s është bërë publik.

Incidenti ka ndodhur në prillin e këtij viti dhe ka të bëjë me thyerjen e rregullave të anti-dopingut nga kapiteni i Los Blancos, i cili bëri dush përpara testit, diçka e palejuar.

Në raportin e zbuluar nga gjermanënt e Der Spiegel, dhe të drejtuar nga Agjencia Spanjolle e Anti-dopingut, thuhet se lojtari nuk kishte leje për të bërë dush dhe ka injoruar paralajmërimet.

Ramos ka bllokuar kryerjen e kontrollit, dhe kjo është një shkelje e rëndë.

Ramos është kundërpërgjigjur në rrjetet sociale për akuzat ndaj tij, ku është vetëmbrojtur.

Temat: