08:58 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Publikohet video e të sulmit rus me raketa në qendrën tregtare, 18 të vdekur

Dje në rrjetet sociale është shfaqur një video nga një kamerë e sigurisë, e cila ka kapur momentin kur një tjetër raketë ruse ka goditur zonën ngjitur me qendrën tregtare në Kremenchuk. Të paktën 18 civilë u vranë në këtë sulm.

Regjistrimi është bërë në Misky Park. Në fillim të videos, një re tymi ngrihet nga drejtimi i qendrës tregtare në sfond. Më pas mund të shihni shpërthimin që është reflektuar në sipërfaqen e ujit dhe që mesa duket është shkaktuar nga përplasja e një rakete tjetër, përcjell Express.

Njerëzit në park më pas fshihen, ndërsa një burrë u hodh në liqen.

Sky News ka gjeolokuar vendndodhjen e sulmit të dytë dhe thekson se është një impiant industrial që ndodhet midis qendrës tregtare dhe parkut. Është një vend rreth 500 metra nga qendra tregtare.

VIDEO