20:23 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Puigdemont: Katalonasit duhet të vendosin vet për qëndrimin në BE

Qëndrimi apo jo në Bashkimin Evropian është një vendim që duhet të merret nga populli i Katalonisë, u shpreh presidenti i shkarkuar katalonas, Carles Puigdemont.

Sipas së përditshmes katalonase ”La Vanguardia”, ai e dha kwtw deklaratw në televizionin publik izraelit “Canal 1 Kan”, në një program që do të transmetohet të hënën.

“Unë jam mbështetës i BE, partizan i euros dhe do të punoj për të ndryshuar BE-sw, dhe forcuar euron, por në fund, siç e kemi pohuar deri më tani, është një vendim që duhet marrë nga populli i Katalonisë”, theksoi kreu katalonas.

Deklaratat e tij shkaktuan sot reagime të ashpra në radhët e kundërshtarëve të tij, në kontekstin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet rajonale të 21 dhjetorit në Kataloni.