13:29 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pulisic: Nuk jam zëvendësuesi i Hazard

Christian Pulisic këmbëngul se nuk po zëvendëson Eden Hazard në Chelsea.

Christian Pulisic ka refuzuar sugjerimet që ai është sjellë në Chelsea si zëvendësim për Eden Hazard, përcjellë Indeksonline.

Reprezentuesi i SHBA erdhi nga Borussia Dortmund në janar, por qëndroi në klubin gjerman deri në fund të sezonit.

Pulisic tani është bashkuar me shokët e tij të ri të Chelsea për përgatitjet parasezonale, vetëm disa javë pasi Hazard u transferua në Real Madrid.

Por pavarësisht nga largimi i Hazardit – dhe fakti që ata luajnë në pozicione të ngjashme –  Pulisic për Sky Sports News tha: “Unë nuk jam këtu për të krahasuar ose për të zëvendësuar askënd”.

“Natyrisht që Edeni ishte i mrekullueshëm dhe ai bëri shumë për këtë klub, siç mund ta shihni sezonin e kaluar dhe gjithë kohën që ai ka qenë këtu. Ai ishte një lojtar i pabesueshëm”.

“Unë po vij si lojtar në vete, duke provuar veten dhe duke bërë më të mirën që mundem për ta ndihmuar ekipin”- u përgjigj amerikani./Indeksonline