12:52 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Punë e kryer, Emre Cani largohet nga Serie A

Emre Cani do të largohet nga Juventusi, por diçka të tillë do ta bëjë vetëm për një klub jashtë Series A.

Kështu shkruajnë mediet italiane, sipas të cilave turko-gjermani është duke vlerësuar ofertat nga Paris Saint-Germain apo dhe Bayerni i Mynihut.

Mesfushori nuk është pjesë e listës së lojtarëve që luajnë në Champions League dhe diçka e tillë duket se ka qenë edhe zanafilla e krisjes së marrëdhënieve të tij me trajnerin, Maurizio Sarri.

25-vjecari u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 me parametër zero, pasi kontrata e tij me Livepoolin përfundoi. Me bardhezinjtë Emre Cani ka firmosur deri në qershor të viti 2022./Indeksonline/