75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e kompanisë ajrore hyjnë në grevë, anulohen 250 fluturime në tërë Evropën

“Ryanair” ka anuluar mbi 250 fluturime në tërë Evropën, duke i prekur kështu me mijëra udhëtar që planifikonin të udhëtonin këto ditë.

Bëhet fjalë për stafin e kësaj kompanie, të cilët kanë probleme me pagesat dhe në këtë mënyrë kanë vendosur që të hynë në grevë deri në plotësimin e kushteve të tyre, transmeton Indeksonline.

Fluturimet janë anuluar fillimisht në Spanjë, Belgjikë, Holandë, Portugali dhe Itali, duke lënë kështu në pritje mijëra udhëtar.

Pilotët e kësaj kompanie gjithashtu do të shkojnë në grevë, që pritet të rezultojë me 100 fluturime tjera të anuluara.

Kurse, edhe udhëtarët janë shprehur shumë të indinjuar me rastin duke thënë se njoftimet për anulim janë bërë shumë vonë.

“Faleminderit Ryanair që anuluat fluturimin vetëm dy orë para se të arrinim në aeroport. Duhej të na lajmëronin më herët. Si do të marrim mbrapsht parat për parkim, hotel dhe gjërat e tjera” ka shkruar në Twitter njëri nga udhëtarët./Indeksonline/

A Ryanair worker takes part in a protest inside the departure hall during a strike by Ryanair workers of several European countriesA dispute over pay and conditions between the budget airline and staff in six European countries will see them walk out for 24 hoursÂ