75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e sigurimit therin me thikë një mysafir në lokalin ku punonin

Dy punëtorë sigurimi të  një lokali në Pejë dhe një mysafir janë përleshur mes vete, pas një mosmarrëveshje.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit.

Dy të dyshuarit pas tretmanit mjekësor lirohen, kurse i dyshuari (mysafire në lokal) është therur në këmbë me një mjet të mprehtë dyshohet-thikë, vazhdon në trajtim të më tejmë mjekësor në spitalin rajonal Pejë.

Mjeti i dyshuar-thika nuk është gjetur. Me vendimin e prokurorit, tre të dyshuarit lirohen.