20:53 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë para pak çastesh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktima me lëndime është dërguar në Emergjencë, ndërsa ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të tij.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat janë duke u marrë me rastin.

Motivet e këtij sulmi ende janë të panjohura për organet e rendit./Indeksonline/