10:24 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Therje me thikë në Prizren

Një person është therur me thikë natën e mbrëmshme në Prizren, për shkaqe ende të panjohura për policinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Kurse, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim të Policisë së Kosovës./Indeksonline/