11:06 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Punëtori dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK pas lëndimit në punë, arrestohet pronari dhe mbikëqyrësi

Një punëtor është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës dhe është dërguar në QKUK.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, sipas mjekut. Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës.

Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 26.02.2021 – 12:40. Viktima mashkull  kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj  kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  “