22:25 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Punëtori i therrtores belge: Mishi i nisur për Kosovë ishte i gjelbërt

Mishi i prishur që hynte në Kosovë nga Belgjika ka ndaluar nga viti 2016, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e kishte vërejtur atë në pikëkalimin kufitar në Prizren.

Kështu ka thënë për Indeksonline, Lamir Thaçi zëdhënës në AUK, sipas të cilit, posa kanë kuptuar cilësinë e mishit i kanë lajmëruar kompanitë belge.

Një njeri që punonte në therrtoren e kompanisë “Veviba”, e cila fuste në Kosovë këtë lloj mishi ka treguar për tmerrin atje.

Ai ka thënë se kompania i ka ndërruar etiketat, duke e shitur kështu mishin që nuk ishte menduar për konsumin njerëzor.

Ai ka përshkruar se si është shitur mishi që nuk duhet të shitet më. Sipas dëshmitarit anonim, kishte shumë papastërti në kompani dhe shpesh kishte mish të përgjakshëm në tokë. Ai e përshkruan mishin e shkrirë si mish të gjelbër. /Indeksonline/

Temat: