12:14 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Punëtorja në Kalifoni kishte fjetur në punë tre orë në ditë për katër vite radhazi

Një punëtore në Departamentin e Automjeteve Motorike në Kaliforni kishte fjetur nga tre orë në ditë gati për katër vite sipas të  gjeturave të auditorit, transmeton Indeksonline.

E çuditshmja e kësaj është që punëtore ende punon aty. Që nga shkurti i vitit 2014 deri në dhjetor të vitit 2017 punëtorja, emri i të cilës nuk është zbuluar, kishte bërë nga tre orë në gjumë në punë çdo ditë.

Sipas auditorit, një punëtor normal në pozitën e lart cekurës merre me 560 dokumente në ditë por ‘punëtorja gjumashe’ kishte menaxhuar të merret me vetëm 200 dokumente në ditë duke i shkaktuar problem kolegëve.

Në vitin 2016 “gjumashja” kishte kërkuar që t’i bëhej një vend ku mund të akomodohej por kjo kërkesa i ishte refuzuar.

Pas daljes së auditorit punëtorja mund të ndëshkohet./Indeksonline/

Temat: