10:29 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Puseta e hapur nga punimet në Podujevë, vetura bie në të

Një qytetar ka pësuar nga një pusetë e hapur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë afër ish-terminalit doganor.

Një veturë mëngjesin e sotëm ka pësuar aksident, duke rënë në këtë pusetë të hapur prej punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

Asamblisti nga radhët e VV-së në këtë komunë, Fitim Haziri ka postuar dy fotografi, të cilat shihet vetura e futur pjesërisht në pusetë.

“Problemin që e patëm ngrit në nëntor 2018 nga frika që mund të pësojë ndonjë qytetar në këto gropa të cilat që një vit hapen e mbyllen, sot paska pësuar një qytetar, dhe për këtë është përgjegjëse qeveria Veliu dhe Kompania e cila është duke kryer punimet që nuk ka ofruar siguri për qytetarët. Është e drejtë e personit në fjalë që ka pësuar aksident dhe e inkurajojmë që të ushtroj padi ndaj Komunës dhe le ta bënë atë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografive./Indeksonline/