01:02 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Një kompani portugeze në Spanjë “Galp” planifikon t’iu bëj zbritje në rroga të gjithë atyre punëtorëve që pijnë kafe dhe cigare gjatë orarit të punës.

Pas kësaj, punëtorët në Spanjë kanë filluar të shqetësohen së tepërmi, pasi rroga e tyre mujore do të zbritet.

Të hedhur në gjyq nga punëtorët e kompanisë në lidhje me rastin, Gjykata e Lartë ka vendosur kundra tyre dhe pro kompanisë shkruajnë mediat e huaja. Sindikata për mbrojtjen e punëtorëve në Spanjë ka bërë apel në gjykatë për të rishikuar këtë vendim.

Megjithatë përgjigja e tyre ishte që kjo masë nuk do të merret për të gjithë kompanitë. Mbetet të shihet nëse sindikata e punëtorëve do të negociojë me kompaninë për të gjetur një zgjidhje, që do të kënaqte të gjitha palët.