20:38 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Pushimet në Velipojë/ Bizneset po bëhen gati, po marrin masat antiCovid-19

Sezoni turistik duket se do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara.

Me masa dhe kushte të reja, duke respektuar distancën por edhe rregullat për parandalimin e përhapjes se koronavirusit, bizneset në Velipojë kanë nisur përgatitjet për të pritur pushuesit.

Aleksandër Nikolli është një operator turistik i cili thotë se situata është ë veshtire, por në hotelin e tij dhe restorantet po merr masat që kerkohen për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Ai kujton se një vit më parë në këtë periudhe, u ka shërbyer dhjetëra të huajve.  Per Lekë Markun, biznesi në Velipojë ka shumë avantazhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

Zbatimi i distances mes cadrave, duket se do të jetë shqetësimi më i vogel në Velipojë për shkak se kjo zonë turistike me më shumë se 13 km vijë bregdetare ofron hapësira të mjaftueshme për qytetarët. Tashme i mbetet bizneseve që të respektojnë kushtet e tjera, me shpresen se edhe turistet nuk do të mungojnë.

Top Channel