18:15 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

Pushteti midis Drejtësisë dhe Ekzekutivit

Shkruan: MSc. Albertina Gashi

Shteti konstitucional është i organizuar mbi parimin e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, ndarja e pushteteve nuk është gjë tjetër veçse ndarje kompetencash!

Neni 84 i Kushtetutës të Republikës së Kosovës përcakton kompetencat e Presidentit, pika (17) emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shetit, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës;

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 8 prill 2022 kishte dërguar propozimin për Kryeprokuror të shtetit Presidencës, kjo e fundit refuzon dekretimin e postit të Kryeprokurorit të Shtetit, me arsyetime skandaloze. Dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit nga ana e Presidencës është detyrim kushtetues, “Mosveprimi” është gjithashtu shkelje kushtetuese.

Tendenca të tilla për ndërhyrje në sistemin prokurorial, përbëjnë shkelje serioze kushtetuese.