14:37 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Puthje në “buzë” mes Mikelës dhe Bashkimit, përqafime me Brunon!

Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” ka pasur puthje dhe përqafime.

Në takimin e Mikelës me Bashkimin, përveç që ishte një takim i lezetshëm kishte dhe skena të nxehta.

Bashkimi gjatë takimit, i veshur me kostum të kuq si në serialin “Casa de Papel”, e puthi në buzë Mikelën, por i fshehur nën maskë.

Në gjysmën e takimit, prezantuesja kërkoi koment te konkurrenteve teksa Bruno shfrytëzon rastin dhe kërkon ta përqafoj Mikelën.

Ai ndërpret takimin dhe shprehu se “Më ka pyetur e vetmja këtu, si je sot, sepse kam qenë keq emocionalisht dhe dua në këtë rast ta përqafoj”./Indeksonline/