18:43 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Putin habit me gjestin e tij, kur truproja largon “mizorisht” një veteran të luftës (Video)

Ky është një moment që tregon një anë pak më ndryshe të Vladimir Putin.

Ai ndërhyri në një rast kur roja e tij e shtyn mizorisht një veteran ushtarak të moshuar, i cili donte t’i afrohej dhe ta përgëzonte Putinin.

Përderisa presidenti rus ishte duke ecur në një paradë të madhe ushtarake që po shënonte fitoren ndaj nazistëve, gjenerali i pensionuar u përpoq ta rrinte Putinin, shkruan Indeksonline.

Por ai u ndalu fizikisht që t’i afrohej atij nga një truprojë.

Putini e kapi momentin dhe e pa se çfarë po ndodhte, kështu që shkoi për t’ia shkundur dorën veteranit.

Kështu, presidenti rus i dha ushtarit të vjetër, nderin të ecte pranë tij nëpër Sheshin e Kuq./Indeksonline/