15:04 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Putin shpalli rendin e ri botërorë: “Nëse ka mund Regan, pse s’mundem unë”!

Shkruan: Bardhyl Meta

PUTIN SHPALLI RENDIN E RI BOTËRORË: “NËSE KA MUND REGAN, PSE S’MUNDEM UNË”!SYNIMI: JALLTA E RE, APO LUFTA TOTALE!- Një histori e shkurtë, e një pa mendësie të vjetër!

Rusia – ndërkohë që po mbahej Mbledhja e 4-ët e Këshillit të Sigurimit të OKB-ës për parandalimin e invazionit Rus në Ukrainë – i shpalli luftë Ukrainës dhe “Rendit botërorë (Kartës së OKB-së)” – duke nis menjëherë sulmet tokësore dhe ajrore…!?-

Për dy muaj rresht, Putin, Lavrov dhe Rusia akuzuan SHBA-të, Anglinë dhe botën Perëndimore se këto po përhapnin “të pavërteta – Fake news” dhe se po ngjiznin një “histeri globale anti-ruse”, “ndërkohë që (sipas tyre) Rusia po bënte vetëm manovra ushtarake në territorin e saj, dhe s’kishte fare qëllim okupimin e Ukrainës”! – Putin dhe Rusia kanë përzgjedhë edhe një herë më shumë, që botën Perëndimore dhe “Rendin Botërorë” t’i qesin para akteve të kryera!

– Kur më 7 dhe 8 Gusht 2008 në kryeqytetin e Osetisë Jugore, Zchinwali (Pjesë integrale e shtetit Sovran dhe të Njohur të Gjeorgjisë!) Ushtria dhe Policia e Gjeorgjisë shfaqen në qytet që të rikthejnë e mirëmbajnë rendin e trazuar publik nga paramilitarët rus – pak kilometra matanë kufirit, në Osetinë Perëndimore mban konferencë për Media atëherë Kryeministri Rus Putin duke arsyetuar Invasionin e atëhershëm Rus në Abkhazi dhe Osetinë Jugore me narracionin se “Nuk mund të toleronim një terror dhe shfarosje në masë të popullit të pa fajshëm të këtyre, nga sot, Republikave të Pavarura…!?-

Titujt e gazetave botërore dhe deklaratat e gjithë Perëndimit ishin se ngjau një: “Pikë kthese në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë – Rusia nëse njeh pavarësinë e Abkazisë dhe të Osetisë Jugore – përfundon koha e bashkëpunimit me te!”- Rusia e përsëriti të njëjtën në Krime në vitin 2014-të, por këtë here shkoi me një aneksim total (pas një “referendumi” të sajuar atje) – ngase Putin Krimenë e konsideronte “historikisht pjesë të Rusisë” të cilën “regjimi Komunist, gjegjësisht Nikita Chruschtschow në vitin 1954 ia kishte fale si dhuratë Ukrainës”!

Me 4 Nëntor të vitit 2016-të, Putin shpaloi dhe promovoi afër Kremlinit përmendoren e madhe të “t’Shenjtit Wladimir” në Ditën e proklamuar zyrtarisht (në v. 2005) – si “Dita dhe Festa e Bashkimit Kombëtar” të Kombit Rus në – Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë…!- “Dita e 4 Nëntorit” është caktuar si “Festa e Bashkimit Kombëtar” me qëllim primarë të rishkrimit të historisë, gjegjësisht “korrigjimit të saj” “përmes dy Saktësimeve historike” që në fakt janë ambiciet politike të Rusisë së Putinit:

E para: Putin deshi që të “saktësojë” se Rusia e ndjente pjesë të Kombit Rus edhe gjithë popullsinë e Ukrainës dhe të Bjellorusisë (Të dyja shtete të Pavarura) dhe njëkohësisht të sillte “verdiktin” historik se “i ashtuquajturi Kombi Ukrainas – s’ekzistonte”!E dyta: ishte zgjedh “me kujdes” një figurë “unifikuese”:- “I shenjti i Madh – Princi Wladimir” i cili sipas Putinit, rreth vitit të largët 988 ishte pagëzuar në Chersones të Krim-it dhe kishte sjellë Ortodoksinë si fe të re shtetërore e popullore të të gjithë Rusëve (të gjithë atyre që si Komb Rus projektohen nga Putini dhe Kremlini i Ri…!

*Në fakt, Princi Wladimir historikisht njihet si një “Princ joserioz” i cili gjithë kohen merrej me vajza minorene, por që pas martesës “për çështje interesash strategjike” me Princeshën Bizantine Ana – brenda vetëm një dite dhe me një verdikt – importon nga një kulturë krejt tjetër – religjionin e Bizantit, dhe ia m’vesh e imputon fenë e re ortodokse gjithë popullit të asaj ane…! “*Edhe për shkak të aspekteve estetike, siç thotë legjenda ruse”!- Në fjalimin e fundit që mbajti Putin, për rreth 56 Minuta, ai shpaloi ambiciet e tij pushtuese edhe përtej Bjellorusisë e Ukrainës, praktikisht, gjithë territoret e ish BRSS-së! I shpalli realisht luftë të hapur gjithë Perëndimit dhe “Rendit Botërorë”, përfshirë “Kartës së OKB-së”, e cila nga mëngjesi i sotëm në fakt është më tepër një “Letër e pavlerë” e historisë së civilizimit politik të njerëzimit!Putin, siç e thashë edhe para dy netësh në “Politiko” dëshiron një Jaltë të Re! Një “Rend të Ri Botëror”, sipas masaj së tij!- “Duhet korrigjuar të gjitha gabimet historike të shkaktuara nga “Bota Perëndimorë” ndaj Rusisë: “Që e kanë rrudhë dhe po i nxënë frymën Rusisë”! “Do t’derdhet shumë gjak, nëse na del kush para…,” tha Putin!Ky është “besimi dhe ideologjia e tij”!

– Interpretimi historisë dhe të vërtetës, ndërkaq, për Putin është: “Historia s’janë faktet, por “përjetimet e popullit Rus”!Dua të them se: Ashtu si edhe me Hitlerin, botës do t’i duhet shumë kohë, shumë… ngase do ta ketë të vështirë të besojë se sa larg mund të shkojë fantazia dhe ambicia e një njeriu të sëmurë, porsi Hitleri!Ndërkohë, ai ka filluar kaherë realizimin e andrrave të tij (siç e shpaluam më lartë, dhe siç e thotë ai krejt hapur) – por s’do të ndalet kurrë, pa e ndal e gjithë bota e civilizuar e globit!Veçanërisht ajo perëndimore!- Më saktësisht: SHBA-të!BM.24.02.22