11:35 / E Hënë, 14 Mars 2022 / AR

Putini e lë pa McDonald’s, qytetari e lidh veten me zinxhir në shenjë proteste

Një fans i madh i McDonald’s ka lidhur lidhur veten e tij me zingjirë në derën e restaurantit në Moskë në një përpjekje dëshpëruese për të shmangur mbylljen e tij, shkruan Mirror.

Një burrë që reportohet të jetë Luka Safronov u xhirua duke inskenuar një protest të fundit pak orë para se të gjitha ‘harqet e arta’ të Rusisë të mbyllen për afat të pacaktuar pas pushtimit që vendi bëri në Ukrainë.

Gjiganti i ushqimit punëson rreth 62.000 njerëz në Rusi dhe njoftoi se pas pushtimit të Ukrainës nga vendi rus, kompania do t’i mbyllë të gjitha 850 degët e saj në Rusi të hënën.

Por Lukas nuk i interesonin të gjitha këto dhe doli në rrugë për të shfaqur një akt të pakënaqësisë.

Ai lidhi veten e tij me zingjirë në derën e një restauranti në përpjekje për të kundërshtuar mbylljen e tij deri në fundin e tij të hidhur.

Qytetari rus zemërthyer raportohet të ketë bërtitur: “Mbyllja është akt armiqësor kundër meje dhe të bashkqytetarëve të mi”.

Ky vendim la shumë njerëz me zemer të thyer sepse ata do mbesin pa ngrën Big Mac ose copëza pule dhe ky vendim vie derisa vendi po përballet me mungesë të Coca-Colas pas vendimit të kompanisë që të pezulloj biznesin e saj në Rusi.