11:09 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Putini përdor Windows XP, nuk e ka përditësuar kompjuterin qe 5 vite

Rusia shpesh është akuzuar për spiunazh në internet, por mbase ata nuk janë teknologjikisht të përparuar.

Disa fotografi të reja që po qarkullojnë, tregojnë presidentin Vladimir Putin duke punuar në zyrën e tij në Kremlin. Dhe kompjuteri i tij duket qartë se ende ka Windows XP.

Lideri i Rusisë përdor një sistem operativ që ka dalë në vitin 2001, dhe nuk është përditësuar qe 5 vite, shkruan Indeksonline.

Sipas Open Media, Windows XP është sistemi i fundit i Microsoft-it që u miratua të përdoret për kompjuterët zyrtarë të qeverisë ruse.

Rusia po planifikon të largohet nga interneti global në dekadat e ardhshme dhe të krijojë rrjetin e saj kombëtar.

Putini ka nënshkruar gjithashtu një ligj që kërkon që të gjithë telefonat inteligjentë, TV dhe kompjuterët e shitur në vend të vijnë me softuer rus./Indeksonline/